Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Isaia 3:1-9 Bibla Shqip (ALBB)

1. Ja, Perëndia, Zoti i ushtrive, është duke i hequr Jeruzalemit dhe Judës çdo mbështetje dhe përkrahje, çdo mbështetje me bukë dhe çdo mbështetje me ujë;

2. trimin dhe luftëtarin, gjyqtarin dhe profetin, falltarin dhe plakun,

3. komandantin e një pesëdhjetësheje dhe parinë, këshilltarin, ekspertin në artet magjike dhe yshtësin e shkathët.

4. Do t'u jap atyre djem si princa dhe fëmijë do t'i sundojnë.

5. Populli do të jetë i shtypur, njëri nga tjetri, dhe secili nga i afërmi i tij; fëmija do të jetë i pasjellshëm me plakun, njeriu i keq me njeriun e nderuar.

6. Dikush do të kapë vëllanë e vet në shtëpinë e atit të tij dhe do t'i thotë: "Ti ke një mantel, bëhu i pari ynë dhe kujdesu për këtë shkatërrim".

7. Por atë ditë ai do të deklarojë solemnisht duke thënë: "Unë nuk do t'i lidh plagët tuaja, sepse në shtëpinë time nuk ka as bukë as mantel; mos më vini të parë të popullit".

8. Në fakt Jeruzalemi dridhet dhe Juda po bie, sepse gjuha e tyre dhe veprat e tyre janë kundër Zotit, për të provokuar zemërimin e vështrimit të madhërisë së tij.

9. Anësia e tyre me personat dëshmon kundër tyre, ata vënë në dukje mëkatin e tyre si Sodoma dhe nuk e fshehin. Mjerë ata, sepse i bëjnë keq vetes së tyre.

Lexoni kapitullin e plotë Isaia 3