Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Isaia 28:22-29 Bibla Shqip (ALBB)

22. Mos u bëni, pra, tallës që lidhjet tuaja të mos përforcohen. Sepse unë kam dëgjuar nga ana e Zotit, e Zotit të ushtrive, se është vendosur shfarosja e plotë e gjithë vendit.

23. Vini vesh dhe dëgjoni zërin tim, tregohuni të kujdesshëm dhe dëgjoni fjalën time!

24. A nuk lëron tërë ditën bujku për të mbjellë? A vazhdon vallë, ta çajë dhe ta prashitë tokën e tij?

25. Mbasi ka sheshuar sipërfaqen e saj, a nuk mbjell koprën dhe nuk përhap barin e gjumit, nuk vë grurin në brazda, elbin në vendin e caktuar dhe grurin e fortë gjatë kufijve?

26. Perëndia i tij i tregon rregullin që duhet të ndjekë dhe e mëson.

27. Kopra nuk shihet me shirësen dhe nuk kalohet rrota e qerres mbi barin e gjumit; por koprën e rrahin me shkop dhe barin e gjumit me shufër.

28. Gruri për bukë duhet të shtypet; prandaj nuk shtypet përgjithnjë, por kalohen mbi të rrota të qerres dhe kuajt, por pa e shtypur.

29. Edhe kjo vjen nga Zoti i ushtrive, që është i mrekullueshëm në këshillat e tij dhe i madh për nga dituria".

Lexoni kapitullin e plotë Isaia 28