Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Isaia 27:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atë ditë Zoti do të ndëshkojë me shpatën e tij të ashpër, të madhe dhe të fortë Leviathanin, gjarprin e shkathët, gjarprin Leviathani dredha-dredha, dhe do të vrasë përbindëshin që është në det.

2. Atë ditë do të thuhet: "Vreshti që jep verë të kuqërremtë, këndoni për të.

3. Unë, Zoti, e ruaj, e vadis çdo çast, e ruaj natën e ditën me qëllim që askush të mos e dëmtojë.

4. Nuk ka zemërim tek unë. Kush do t'i vinte në luftë kundër meje ferrat dhe gjembat? Unë do të shkoja kundër tyre dhe do t'i digjja të gjitha tok.

5. Do të ishte më mirë që dikush të mbështetej te forca ime për të bërë paqe me mua, po, për të bërë paqe me mua".

6. Në ditët që do të vijnë Jakobi do të lëshojë rrënjë, Izraeli do të lulëzojë dhe do të lëshojë lastarë dhe do të mbushë faqen e dheut me fryte.

7. A ka goditur Perëndia Izraelin ashtu si ka goditur ata që e qëllonin atë? A e ka vrarë atë ashtu si ka vrarë ata që e vrisnin atë?

Lexoni kapitullin e plotë Isaia 27