Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Isaia 24:15-23 Bibla Shqip (ALBB)

15. "Lëvdoni, pra, Zotin në krahinat e agimit, emrin e Zotit, Perëndinë e Izraelit në ishujt e detit!".

16. Nga skaji i tokës dëgjojmë këngë: "Lavdi të drejtit!". Por unë them: "Mjerë unë! Mjerë unë! Vaj medet! Të pabesët veprojnë me pabesi, po, të pabesët veprojnë me pabesi të madhe.

17. Tmerri, gropa dhe laku të kërcënojnë, o banor i dheut.

18. Dhe ka për të ndodhur që ai që do të ikë përballë britmës së tmerrit do të bjerë në gropë, dhe kush do të dalë nga gropa do të kapet nga laku. Sepse nga lart do të hapen ujëvara dhe themelet e dheut do të tronditen.

19. Toka do të çahet e tëra; toka do të kriset tërësisht, toka do të dridhet me forcë.

20. Toka do të lëkundet si një i dehur, do të tronditet si një kasolle. Mëkati i saj rëndon mbi të, do të rrëzohet dhe nuk do të ngrihet më.

21. Atë ditë do të ndodhë që Zoti do të dënojë ushtrinë që është atje lart, dhe poshtë mbi tokë mbretërit e dheut;

22. do të mblidhen bashkë si të burgosur në një burg të nëndheshëm; do të mbyllen në një burg dhe pas shumë ditësh do të ndëshkohen.

23. Hënën do ta mbulojë rrëmuja dhe diellin turpi, sepse Zoti i ushtrive do të mbretërojë mbi malin e Sionit dhe në Jeruzalem, dhe lavdia e tij përpara pleqve.

Lexoni kapitullin e plotë Isaia 24