Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Isaia 23:8-15 Bibla Shqip (ALBB)

8. Kush, pra, e ka vendosur këtë kundër Tiros, dhurues kurorash, tregtarët e të cilit ishin princa dhe dyqanxhinjtë e të cilit ishin njerëzit e nderuar të dheut?

9. E ka vendosur Zoti i ushtrive, për të errur krenarinë nga çfarëdo shkëlqimi, për të ulur gjithë njerëzit e nderuar të dheut.

10. Kalo nëpër vendin tënd si Nili, o bijë e Tarshishit, nuk ka më forcë.

11. Zoti ka shtrirë dorën e tij mbi detin, i ka bërë mbretëritë të dridhen, për Kanaanin ka urdhëruar t'i shkatërrohen kalatë e tij.

12. Ai ka thënë: "Ti nuk do të vazhdosh të gëzohesh, o bijë e Sidonit, virgjëreshë që ke humbur nderin". Çohu, kalo në vendin e Kitimit; as aty nuk do të gjesh prehje.

13. Ja vendi i kaldeasve: ky popull nuk ekzistonte fare; Asiri e themeloi për kafshët e shkretëtirës. Ata kanë ngritur kalatë e tyre, kanë rrënuar pallatet e Tiros dhe e kanë katandisur në një grumbull gërmadhash.

14. Rënkoni, o anije të Tarshishit, sepse kalaja juaj është shkatërruar.

15. Atë ditë do të ndodhë që Tiro të harrohet për shtatëdhjetë vjet, aq sa janë vitet e një mbreti. Pas shtatëdhjetë vjetëve do të ndodhë në Tiro ashtu siç thotë kënga e prostitutës:

Lexoni kapitullin e plotë Isaia 23