Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Isaia 23:14-18 Bibla Shqip (ALBB)

14. Rënkoni, o anije të Tarshishit, sepse kalaja juaj është shkatërruar.

15. Atë ditë do të ndodhë që Tiro të harrohet për shtatëdhjetë vjet, aq sa janë vitet e një mbreti. Pas shtatëdhjetë vjetëve do të ndodhë në Tiro ashtu siç thotë kënga e prostitutës:

16. "Merr qesten, sillu nëpër qytet, o prostitutë e harruar; bjeri me zotësi veglës, shumo këngët që të mund të të kujtojnë".

17. Pas shtatëdhjetë vjetëve do të ndodhë që Zoti do të vizitojë Tiron, që do të kthehet në pagën e vet dhe do të kurvërohet me të gjitha mbretëritë e botës mbi faqen e dheut.

18. Por fitimi nga tregtia e tij dhe paga e tij do t'i shenjtërohen Zotit; nuk do të mblidhet as nuk do të vihet mënjanë, sepse fitimi nga tregtia e tij do t'u shkojë atyre që banojnë përpara Zotit, me qëllim që të hanë sa të ngopen dhe të vishen në mënyrë të shkëlqyeshme.

Lexoni kapitullin e plotë Isaia 23