Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Isaia 22:14-22 Bibla Shqip (ALBB)

14. Por Zoti i ushtrive u ka thënë veshëve të mi: "Ky mëkati juaj nuk do të shlyhet derisa ju të vdisni", thotë Zoti, Zoti i ushtrive.

15. Kështu thotë Zoti, Zoti i ushtrive: "Shko pra te ky administrator, te Shebna, kryekujdestari, dhe i thuaj:

16. "Çfarë zotëron ti këtu dhe cilin ke këtu, që ke bërë të të gërmojnë këtu një varr, ashtu si ai që gërmon për vete një vendvarrim lart dhe pret në shkëmb një varr?".

17. Ja, Zoti po të flak me dhunë, o njeri i fuqishëm, dhe do të të kapë mirë.

18. Do të të rrokullisë mirë e mirë dhe do të të hedhë si një top në një vend të gjerë. Aty do të vdesësh dhe do të mbarojnë qerret e tua krenare, o turp i shtëpisë së zotit tënd.

19. Do të të dëbojë nga zyra jote dhe do të tërhiqesh poshtë nga posti yt!

20. Atë ditë do të ndodhë që të thërras shërbëtorin tim Eliakim, birin e Hilkiahut;

21. do ta vesh me tunikën tënde, do t'i vë brezin tënd dhe do ta kaloj pushtetin tënd në duart e tij, dhe ai do të jetë një atë për banorët e Jeruzalemit dhe për shtëpinë e Judës.

22. Do të vë mbi supin e tij çelësin e shtëpisë së Davidit; kështu ai do të hapë dhe askush nuk do të mund ta mbyllë, do ta mbyllë dhe askush nuk do ta mund ta hapë.

Lexoni kapitullin e plotë Isaia 22