Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Isaia 2:8-20 Bibla Shqip (ALBB)

8. Vendi i tyre është plot me idhuj; bien përmbys përpara veprës së vetë duarve të tyre, përpara atyre gjërave që kanë bërë gishtat e tyre.

9. Prandaj njeriu i zakonshëm përulet dhe njeriu i shquar ulet, por ti nuk i fal.

10. Hyr në shkëmb dhe fshihu në pluhurin përpara tmerrit të Zotit dhe përpara shkëlqimit të madhërisë së tij.

11. Vështrimi krenar i njeriut do të ulet dhe krenaria e vdekatarëve do të përulet; vetëm Zoti do të lartësohet atë ditë.

12. Sepse dita e Zotit të ushtrive do të vijë kundër çdo gjëje krenare dhe kryelartë dhe kundër çdo gjëje që ngrihet, për ta ulur,

13. kundër gjithë cedrave të Libanit, të lartë dhe të ngritur, dhe kundër të gjitha lisave të Bashanit,

14. kundër të gjitha maleve të larta dhe kodrave të larta;

15. kundër çdo kulle shumë të lartë dhe kundër çdo muri të fortifikuar,

16. kundër gjithë anijeve të Tarshishit dhe kundër të gjitha gjërave të këndshme.

17. Kryelartësia e njeriut do të ulet dhe krenaria e njerëzve të shquar do të përulet; vetëm Zoti do të lartësohet atë ditë.

18. Idhujt do të hiqen plotësisht.

19. Njerëzit do të hyjnë në shpellat e shkëmbinjve dhe në guvat e tokës përpara tmerrit të Zotit dhe shkëlqimit të madhërisë së tij, kur do të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet.

20. Në këtë ditë njerëzit do t'ua hedhin minjve dhe lakuriqëve të natës idhujt e tyre prej argjendi dhe idhujt e tyre prej ari, që i kanë prodhuar për t'i adhuruar,

Lexoni kapitullin e plotë Isaia 2