Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Isaia 2:20-22 Bibla Shqip (ALBB)

20. Në këtë ditë njerëzit do t'ua hedhin minjve dhe lakuriqëve të natës idhujt e tyre prej argjendi dhe idhujt e tyre prej ari, që i kanë prodhuar për t'i adhuruar,

21. për t'u futur në të çarat e shkëmbinjve dhe në greminat e krepave para tmerrit të Zotit dhe shkëlqimit të madhërisë së tij, kur do të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet.

22. Mos kini më besim te njeri, në flegrat e të cilit nuk ka veç se një frymë; si mund të mbështetesh tek ai?

Lexoni kapitullin e plotë Isaia 2