Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Isaia 13:16-22 Bibla Shqip (ALBB)

16. Fëmijët e tyre do të bëhen copë-copë para syve të tyre, shtëpitë e tyre do të plaçkiten dhe gratë e tyre do të dhunohen.

17. Ja, unë po nxis kundër tyre medët që nuk do ta kenë mendjen te argjendi dhe nuk gjejnë kënaqësi te ari.

18. Harqet e tyre do t'i rrëzojnë për tokë të rinjtë; nuk do të kenë mëshirë për foshnjat në bark të nënës; syri i tyre nuk do t'i kursejë fëmijët.

19. Kështu Babilonia, shkëlqimi i mbretërive, lavdia e krenarisë së kaldeasve, do të jetë si Sodoma dhe Gomora kur Perëndia i përmbysi.

20. Ajo nuk do të banohet më as nuk do të popullohet brez pas brezi; arabi nuk do të ngrejë më aty çadrën e tij, as barinjtë nuk do t'i ndalin aty kopetë e tyre.

21. Por aty do të pushojnë bishat e shkretëtirës, shtëpitë e tyre do të mbushen me huta, do të banojnë aty strucët, do të hedhin valle satirët.

22. Hienat do të ulërijnë në shtëpitë e tij të shkretuara, çakajtë në pallatet e tij luksoze. Koha e tij po afrohet, ditët e tij nuk do të zgjaten më".

Lexoni kapitullin e plotë Isaia 13