Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Isaia 13:13-22 Bibla Shqip (ALBB)

13. Prandaj do të bëj që të dridhen qiejt, dhe toka do të tundet nga vendi i saj për shkak të indinjatës së Zotit të ushtrive ditën e zemërimit të zjarrtë të tij.

14. Atëherë si një gazelë e ndjekur apo si një kope që askush nuk e mbledh, gjithkush do të kthehet drejt popullit të tij, gjithkush do të ikë në vend të vet.

15. Kushdo që do të gjendet do të shpohet dhe kushdo që do të kapet do të vritet me shpatë.

16. Fëmijët e tyre do të bëhen copë-copë para syve të tyre, shtëpitë e tyre do të plaçkiten dhe gratë e tyre do të dhunohen.

17. Ja, unë po nxis kundër tyre medët që nuk do ta kenë mendjen te argjendi dhe nuk gjejnë kënaqësi te ari.

18. Harqet e tyre do t'i rrëzojnë për tokë të rinjtë; nuk do të kenë mëshirë për foshnjat në bark të nënës; syri i tyre nuk do t'i kursejë fëmijët.

19. Kështu Babilonia, shkëlqimi i mbretërive, lavdia e krenarisë së kaldeasve, do të jetë si Sodoma dhe Gomora kur Perëndia i përmbysi.

20. Ajo nuk do të banohet më as nuk do të popullohet brez pas brezi; arabi nuk do të ngrejë më aty çadrën e tij, as barinjtë nuk do t'i ndalin aty kopetë e tyre.

21. Por aty do të pushojnë bishat e shkretëtirës, shtëpitë e tyre do të mbushen me huta, do të banojnë aty strucët, do të hedhin valle satirët.

22. Hienat do të ulërijnë në shtëpitë e tij të shkretuara, çakajtë në pallatet e tij luksoze. Koha e tij po afrohet, ditët e tij nuk do të zgjaten më".

Lexoni kapitullin e plotë Isaia 13