Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Hagai 1:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Në vitin e dytë të mbretit Dar, në muajin e gjashtë, ditën e parë të muajit, fjala e Zotit iu drejtua me anë të profetit Hagai, Zorobabelit, birit të Shealtielit, qeveritar i Judës, dhe Jozueut, birit të Jehotsadakut, kryeprift, duke thënë:

2. "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Ky popull thotë: "Nuk ka ardhur ende koha, koha kur duhet të rindërtohet shtëpia e Zotit"".

3. Atëherë fjala e Zotit iu drejtua atyre me anë të profetit Hagai, duke thënë:

4. "A është vallë për ju koha për të banuar në shtëpitë tuaja të mbuluara mirë, ndërsa ky tempull është ende i rrënuar?".

5. Prandaj Zoti i ushtrive thotë tani: "Mendohuni mirë për sjelljen tuaj!

6. Ju keni mbjellë shumë, por keni korrur pak; ju hani por jo aq sa të ngopeni; ju pini, por jo aq sa të shuani etjen tuaj; ju visheni, por askush nuk rri ngrohtë; ai që fiton një mëditje, e fiton për ta shtënë në një qese të shpuar".

Lexoni kapitullin e plotë Hagai 1