Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Habakuku 3:15-19 Bibla Shqip (ALBB)

15. Me kuajt e tu ke ecur përmes detit, nëpërmjet një mase të madhe ujërash.

16. Kam dëgjuar dhe të përbrendshmet e mia u drodhën dhe buzët e mia u drodhën në atë zë; një krimb hyri në kockat e mia dhe një frikë e madhe më pushtoi përbrenda. Megjithatë do të rri i qetë ditën

17. Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë dhe nuk do të ketë asnjë fryt te hardhitë, ndonëse punimi i ullirit do të jetë zhgënjyes dhe arat nuk do të japin më ushqim, ndonëse kopetë do të zhduken nga vathat dhe nuk do të ketë më qe në stalla,

18. unë do të ngazëllohem tek Zoti dhe do të gëzohem te Perëndia i shpëtimit tim.

19. Zoti, Zoti, është forca ime; ai do t'i bëjë këmbët e mia si ato të drerëve dhe do të më bëjë të eci mbi lartësitë e mia". Mjeshtrit të korit. Për veglat me tela.

Lexoni kapitullin e plotë Habakuku 3