Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Habakuku 2:7-12 Bibla Shqip (ALBB)

7. A nuk do të ngrihen vallë papritur kreditorët e tu dhe nuk do të zgjohen torturuesit e tu? Dhe ti do të bëhesh preja e tyre.

8. Duke qenë se ti ke plaçkitur shumë kombe, tërë kusuri i popujve do të të plaçkitë ty për shkak të gjakut njerëzor të derdhur dhe të dhunës që i është bërë vendit, qyteteve dhe tërë banorëve të tij.

9. Mjerë ai që është i pangopur për fitime të mbrapshta për shtëpinë e tij, për të vendosur folenë e tij lart dhe për t'i shpëtuar fuqisë së fatkeqësisë.

10. Ti ke programuar turpin e shtëpisë sate, duke shfarosur shumë popuj, dhe ke mëkatuar kundër vetvetes.

11. Sepse guri do të këlthasë nga muri dhe trari do të përgjigjet nga dyshemeja.

12. Mjerë ai që ndërton një qytet me gjak dhe themelon një qytet me paudhësi!

Lexoni kapitullin e plotë Habakuku 2