Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Habakuku 2:11-20 Bibla Shqip (ALBB)

11. Sepse guri do të këlthasë nga muri dhe trari do të përgjigjet nga dyshemeja.

12. Mjerë ai që ndërton një qytet me gjak dhe themelon një qytet me paudhësi!

13. Ja, a nuk vjen vallë nga Zoti i ushtrive që popujt të lodhen për zjarrin dhe kombet të lodhen për asgjë?

14. Sepse dheu do të mbushet me diturinë e lavdisë të Zotit, ashtu si ujërat mbushin detin.

15. Mjerë ai që i jep të pijë të afërmit të tij, duke i dhënë shishen e vet, dhe e deh për të parë lakuriqësinë e tij!

16. Ti do të ngopesh me turp dhe jo me lavdi; pi edhe ti dhe parrethprerja jote le të zbulohet lakuriq. Kupa në të djathtë të Zotit do të drejtohet nga ti dhe poshtërsia do të mbulojë lavdinë tënde.

17. Sepse dhuna e ushtruar në Liban do të të mbulojë, dhe shkatërrimi i kafshëve do të të mbushë me tmerr, për shkak të gjakut njerëzor të derdhur dhe të dhunës së ushtruar mbi vendin, qytetet dhe tërë banorët e tij.

18. Çfarë dobie sjell figura e gdhendur, kur gdhendësi që e ka bërë, apo një figurë e shkrirë që të mëson gënjeshtrën, që punuesi i saj të ketë besim te puna e tij, duke fabrikuar idhuj të heshtur?

19. Mjerë ai që i thotë drurit: "Zgjohu!", apo gurit të heshtur: "Çohu!". A mund t'ju mësojë ai diçka? Ja, është i mbuluar me ar dhe me argjend, por në të nuk ka asnjë frymë jete.

20. Por Zoti është në tempullin e tij të shenjtë; tërë dheu le të heshtë përpara tij.

Lexoni kapitullin e plotë Habakuku 2