Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Habakuku 1:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Profecia që pati në vegim profeti Habakuk.

2. Deri kur, o Zot, do të bërtas dhe ti nuk do të më dëgjosh? Unë këlthas: "Dhunë!", por ti nuk jep shpëtim.

3. Përse më bën të shikoj paudhësinë dhe më bën të shoh çoroditjen? Përpara meje qëndron grabitja dhe dhuna, ka grindje dhe përçarja po shtohet.

4. Prandaj ligji nuk ka forcë dhe drejtësia nuk ia del të fitojë, sepse i pabesi e mashtron të drejtin dhe drejtësia shtrembërohet.

5. "Shikoni midis kombeve dhe këqyrni, do të mbeteni të habitur dhe të shastisur, sepse unë do të kryej në ditët tuaja një vepër, që ju nuk do ta besonit edhe sikur t'jua tregonin.

6. Sepse ja, unë do t'i nxis kaldeasit, komb mizor dhe i furishëm, që përshkon dheun në gjerësinë e tij për të shtënë në dorë banesa jo të vetat.

Lexoni kapitullin e plotë Habakuku 1