Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjyqtarët 9:9-19 Bibla Shqip (ALBB)

9. Por ulliri u përgjigj me këto fjalë: "A duhet të heq dorë nga vaji im metë cilin Perëndia dhe njerëzit nderohen, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".

10. Atëherë drurët i thanë fikut: "Eja ti të mbretërosh mbi ne".

11. Por fiku iu përgjigj atyre: "A duhet të heq dorë nga ëmbëlsia ime dhe nga fruta im shumë i shijshëm dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".

12. Atëherë drurët iu drejtuan hardhisë: "Eja ti të mbretërosh mbi ne".

13. Por hardhia u përgjigj kështu: "A duhet të heq dorë nga vera ime e ëmbël që gëzon Perëndinë dhe njerëzit, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".

14. Atëherë tërë drurët i thanë ferrës: "Eja ti të mbretërosh mbi ne".

15. Ferra iu përgjigj me këto fjalë drurëve: "Në rast se doni me të vërtetë të më vajosni si mbret për të sunduar mbi ju, ejani të strehoheni nën hijen time; përndryshe daltë një zjarr nga ferra dhe përpiftë cedrat e Libanit!".

16. Por ju nuk u sollët me besnikëri dhe me ndershmëri duke e shpallur mbret Abimelekun, nuk mbajtët një qëndrim të mirë ndaj Jerubaalit dhe shtëpisë së tij dhe nuk e keni trajtuar siç e meritonte,

17. sepse im atë ka luftuar për ju, ka rrezikuar jetën e vet dhe ju ka çliruar nga sundimi i Midianit.

18. Kurse sot ju keni ngritur krye kundër shtëpisë së atit tim, keni vrarë të shtatëdhjetë bijtë e tij mbi po atë gur dhe keni shpallur mbret të sikemitëve Abimelekun, birin e shërbëtores, sepse është vëllai juaj.

19. Në rast se sot keni vepruar me besnikëri dhe ndershmëri ndaj Jerubaalit dhe shtëpisë së tij, atëherë e gëzofshi Abimelekun dhe ai u gëzoftë me ju!

Lexoni kapitullin e plotë Gjyqtarët 9