Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjyqtarët 9:6-16 Bibla Shqip (ALBB)

6. Atëherë tërë banorët e Sikemit dhe tërë shtëpia e Milos u mblodhën dhe shkuan ta shpallin mbret Abimelekun, pranë lisit të monumentit që gjendet në Sikem.

7. Kur Jothami u informua për këtë gjë, shkoi dhe zuri në majën e malit Gerezim dhe, duke ngritur zërin, thirri: "Dëgjomëni, banorë të Sikemit, dhe Perëndia të mund t'ju dëgjojë!

8. Një ditë drurët u nisën për të vajosur një mbret që të mbretëronte mbi ta; dhe i thanë ullirit: "Mbretëro mbi ne".

9. Por ulliri u përgjigj me këto fjalë: "A duhet të heq dorë nga vaji im metë cilin Perëndia dhe njerëzit nderohen, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".

10. Atëherë drurët i thanë fikut: "Eja ti të mbretërosh mbi ne".

11. Por fiku iu përgjigj atyre: "A duhet të heq dorë nga ëmbëlsia ime dhe nga fruta im shumë i shijshëm dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".

12. Atëherë drurët iu drejtuan hardhisë: "Eja ti të mbretërosh mbi ne".

13. Por hardhia u përgjigj kështu: "A duhet të heq dorë nga vera ime e ëmbël që gëzon Perëndinë dhe njerëzit, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".

14. Atëherë tërë drurët i thanë ferrës: "Eja ti të mbretërosh mbi ne".

15. Ferra iu përgjigj me këto fjalë drurëve: "Në rast se doni me të vërtetë të më vajosni si mbret për të sunduar mbi ju, ejani të strehoheni nën hijen time; përndryshe daltë një zjarr nga ferra dhe përpiftë cedrat e Libanit!".

16. Por ju nuk u sollët me besnikëri dhe me ndershmëri duke e shpallur mbret Abimelekun, nuk mbajtët një qëndrim të mirë ndaj Jerubaalit dhe shtëpisë së tij dhe nuk e keni trajtuar siç e meritonte,

Lexoni kapitullin e plotë Gjyqtarët 9