Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjyqtarët 9:3-13 Bibla Shqip (ALBB)

3. Vëllezërit e nënës së tij i përhapën këto fjalë të tij tërë banorëve të Sikemit; dhe zemra e tyre anoi në dobi të Abimelekut, sepse thanë: "Është vëllai ynë".

4. Kështu i dhanë shtatëdhjetë sikla argjendi, që i tërhoqën nga tempulli i Baal-Berithit, me të cilat Abimeleku rekrutoi njerëz pa kurrfarë vlere, por trima; dhe ata i shkuan pas.

5. Pastaj ai shkoi në shtëpinë e atit të tij në Ofrah dhe vrau mbi po atë gur vëllezërit e tij, të shtatëdhjetë bijtë e Jerubaalit. Por Jothami biri më i vogël i Jerubaalit, shpëtoi sepse ishte fshehur.

6. Atëherë tërë banorët e Sikemit dhe tërë shtëpia e Milos u mblodhën dhe shkuan ta shpallin mbret Abimelekun, pranë lisit të monumentit që gjendet në Sikem.

7. Kur Jothami u informua për këtë gjë, shkoi dhe zuri në majën e malit Gerezim dhe, duke ngritur zërin, thirri: "Dëgjomëni, banorë të Sikemit, dhe Perëndia të mund t'ju dëgjojë!

8. Një ditë drurët u nisën për të vajosur një mbret që të mbretëronte mbi ta; dhe i thanë ullirit: "Mbretëro mbi ne".

9. Por ulliri u përgjigj me këto fjalë: "A duhet të heq dorë nga vaji im metë cilin Perëndia dhe njerëzit nderohen, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".

10. Atëherë drurët i thanë fikut: "Eja ti të mbretërosh mbi ne".

11. Por fiku iu përgjigj atyre: "A duhet të heq dorë nga ëmbëlsia ime dhe nga fruta im shumë i shijshëm dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".

12. Atëherë drurët iu drejtuan hardhisë: "Eja ti të mbretërosh mbi ne".

13. Por hardhia u përgjigj kështu: "A duhet të heq dorë nga vera ime e ëmbël që gëzon Perëndinë dhe njerëzit, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".

Lexoni kapitullin e plotë Gjyqtarët 9