Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjyqtarët 15:1-9 Bibla Shqip (ALBB)

1. Mbas një farë kohe, kur korret gruri, Sansoni shkoi të vizitojë të shoqen, duke pasur me vete një kec, dhe tha: "Dua të hyj në dhomë te gruaja ime". Por i ati i saj nuk e lejoi të hyjë,

2. dhe i tha: "Mendoja pikërisht që ti e urren, prandaj ia dhashë shokut tënd; a nuk është më e bukur motra e saj më e vogël? Merre, pra, në vend të saj".

3. Sansoni iu përgjigj atyre: "Këtë herë nuk do të kem asnjë faj ndaj filistenjve në rast se do t'u bëj ndonjë të keqe".

4. Kështu Sansoni shkoi dhe kapi treqind dhelpra; pastaj mori pishtarë, i ktheu dhelprat bisht më bisht dhe i vuri nga një pishtar midis dy bishtave.

5. Pastaj ndezi pishtarët dhe i la dhelprat të iknin nëpër fushat e grurit të filistenjve, dhe dogji demetet dhe grurin akoma në këmbë madje edhe vreshtat dhe ullishtat.

6. Atëherë filistenjtë pyetën: "Kush e bëri këtë?". Morën këtë përgjigje: "Sansoni, dhëndri i burrit të Timnahut, sepse ky mori gruan dhe ia dha si bashkëshorte shokut të tij". Kështu filistenjtë u ngritën dhe i vunë flakën asaj dhe atit të saj.

7. Sansoni u tha atyre: "Me qenë se keni bërë këtë gjë, unë do të hakmerrem sigurisht kundër jush dhe pastaj do të rri".

8. Kështu i goditi në mënyrë të pamëshirshme, duke bërë kërdi të madhe. Pastaj zbriti dhe qëndroi në shpellën e shkëmbit të Etamit.

9. Atëherë filistenjtë dolën, ngritën kampin e tyre në Juda dhe u shtrinë deri në Lehi.

Lexoni kapitullin e plotë Gjyqtarët 15