Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjyqtarët 11:21-29 Bibla Shqip (ALBB)

21. Por Zoti, Perëndia i Izraelit e dha Sihonin dhe gjithë njerëzit e tij në duart e Izraelit, që i mundi; kështu Izraeli pushtoi tërë vendin e amorenjve, që banonin në atë krahinë;

22. pushtoi tërë territorin e amorenjve, nga Arnoni në Jabok dhe nga shkretëtira deri në Jordan.

23. Dhe tani që Zoti, Perëndia i Izraelit, ka dëbuar amorenjtë përpara popullit të Izraelit, ti dëshiron të zotërosh vendin e tyre?

24. A nuk zotëron ti atë që Kemoshi, zoti yt, të ka dhënë në zotërim? Kështu edhe ne do të zotërojmë vendin e atyre që Zoti ka dëbuar para nesh.

25. Mos je ti, vallë, më i mirë se Balaku, bir i Tsiporit dhe mbret i Moabit? A pati ndofta mosmarrëveshje me Izraelin, apo i bëri luftë?

26. Kaluan treqind vjet që Izraeli banon në Heshbon dhe në fshatrat e tij përreth, në Aroer dhe në fshatrat e tij përreth dhe në të gjitha qytetet mbi brigjet e Arnonit; pse nuk ja keni marrë gjatë kësaj kohe?

27. Prandaj unë nuk të kam bërë asnjë padrejtësi dhe ti sillesh keq me mua duke më bërë luftë. Zoti, gjyqtari, le të vendosë sot drejtësinë midis bijve të Izraelit dhe bijve të Amonit!".

28. Por mbreti i bijve të Amonit nuk mori parasysh fjalët që Jefteu i kishte dërguar.

29. Atëherë Fryma e Zotit erdhi mbi Jefteun dhe ai kaloi nëpër Galaadin dhe Manasin, arriti në Mitspah të Galaadit dhe që këtej lëvizi kundër bijve të Amonit.

Lexoni kapitullin e plotë Gjyqtarët 11