Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjyqtarët 1:6-13 Bibla Shqip (ALBB)

6. Adoni-Bezeku ia mbathi, por ata e ndoqën e zunë dhe i prenë gishtërinjtë e mëdhenj të duarve dhe të këmbëve.

7. Atëherë Adoni-Bezeku tha: "Shtatëdhjetë mbretër me gishtërinjtë e mëdhenj të duarve dhe të këmbëve të prerë mblidhnin ato që mbeteshin në tryezën time. Perëndia më ktheu atë që kam bërë". E çuan pastaj në Jeruzalem ku vdiq.

8. Bijtë e Judës sulmuan Jeruzalemin dhe e morën; i vranë me shpatë banorët e tij dhe i vunë flakën qytetit.

9. Pastaj bijtë e Judës zbritën të luftojnë kanaanenjtë, që banonin në krahinën malore, në Negev dhe në ultësirë.

10. Juda marshoi pastaj kundër kanaanenjve që banonin në Hebron (emri i të cilit më parë ishte Kirjath-Arba) dhe mundi Seshain, Ahimanin dhe Talmain.

11. Që këtej marshoi kundër banorëve të Debirit (që më parë quhej Kirjath-Sefer).

12. Atëherë Kalebi tha: "Atij që do të sulmojë Kiriath-Seferin dhe do ta shtjerë në dorë, unë do t'i jap për grua bijën time Aksah".

13. E pushtoi Othnieli, bir i Kenazit, vëllai i vogël i Kalebit, dhe ky i dha për grua bijën e tij Aksah.

Lexoni kapitullin e plotë Gjyqtarët 1