Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjyqtarët 1:26-36 Bibla Shqip (ALBB)

26. Ai shkoi në vendin e hitenjve dhe ndërtoi aty një qytet që e quajti Luc, emër që mban edhe sot e kësaj dite.

27. Manasi përkundrazi nuk i dëboi banorët e Beth-Sheanit dhe të fshatrave të tij kufitarë, as banorët e Tanaakut dhe të fshatrave të tij kufitarë, as banorët e Dorit dhe të fshatrave të tij kufitarë, as banorët e Ibleamit dhe të fshatrave të tij kufitarë, as banorët e Megidos dhe të fshatrave të tij kufitarë, sepse kanaanenjtë ishin të vendosur të qëndronin në atë vend.

28. Më vonë, kur Izraeli u bë i fortë, i nënshtroi kanaanenjtë dhe i bëri skllevër, por nuk i dëboji krejt.

29. As Efraimi nuk i dëboi kanaanenjtë që banonin në Gezer; kështu kanaanenjtë banuan në Gezer në mes të tyre.

30. As Zabuloni nuk i dëboi banorët e Kitronit dhe ata të Nahalolit; kështu kanaanenjtë banuan në mes të tyre, por iu nënshtruan skllavërisë.

31. As Asheri nuk i dëboi banorët e Akosit, as banorët të Sidonit, as ata të Ahlabit, të Akzibit, të Helbahut, të Afikut dhe të Rehobit;

32. kështu bijtë e Asherit u vendosën në mes të kanaanenjve që banonin në këtë vend, sepse nuk i dëbuan.

33. As Neftsali nuk i dëboi banorët e Beth-Shemeshit dhe ata të Beth-Anathit, dhe u vendos në mes të kanaanenjve që banonin në këtë vend; por banorët e Beth-Shemeshit dhe të Beth-Anathit iu nënshtruan skllavërisë.

34. amorenjtë i detyruan bijtë e Danit të qëndronin në krahinën malore dhe nuk i lanë të zbresin në luginë.

35. amorenjtë ishin të vendosur të qëndronin në malin Heres, në Ajalon dhe në Shaal-Bim; por kur dora e shtëpisë së Jozefit u fuqizua, ata iu nënshtruan skllavërisë.

36. Kufiri i amorenjve shtrihej nga e përpjeta e Akrabimit, nga Sela e lart.

Lexoni kapitullin e plotë Gjyqtarët 1