Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjyqtarët 1:1-9 Bibla Shqip (ALBB)

1. Mbas vdekjes së Jozueut, bijtë e Izraelit konsultuan Zotin, duke thënë: "Kush prej nesh ka për të vajtur i pari të luftojë kundër kanaanenjve?".

2. Zoti u përgjigj: "Do të shkojë Juda; ja, vendin ia kam dhënë në duart e tij".

3. Atëherë Juda i tha Simeonit, vëllait të tij: "Eja me mua në vendin që më ra me short dhe do të luftojmë kundër kanaanenjve; pastaj edhe unë do të vij në vendin që të ra ty me short". Dhe Simeoni u nis me të.

4. Juda, shkoi, pra, dhe Zoti u la në dorë kanaanenjtë dhe perezenjtë; dhe në Bezek vranë dhjetë mijë burra.

5. Dhe në Bezek gjetën Adoni-Bezekun dhe e sulmuan; mundën kanaanenjtë dhe perezenjtë.

6. Adoni-Bezeku ia mbathi, por ata e ndoqën e zunë dhe i prenë gishtërinjtë e mëdhenj të duarve dhe të këmbëve.

7. Atëherë Adoni-Bezeku tha: "Shtatëdhjetë mbretër me gishtërinjtë e mëdhenj të duarve dhe të këmbëve të prerë mblidhnin ato që mbeteshin në tryezën time. Perëndia më ktheu atë që kam bërë". E çuan pastaj në Jeruzalem ku vdiq.

8. Bijtë e Judës sulmuan Jeruzalemin dhe e morën; i vranë me shpatë banorët e tij dhe i vunë flakën qytetit.

9. Pastaj bijtë e Judës zbritën të luftojnë kanaanenjtë, që banonin në krahinën malore, në Negev dhe në ultësirë.

Lexoni kapitullin e plotë Gjyqtarët 1