Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 9:1-9 Bibla Shqip (ALBB)

1. Dituria ka ndërtuar shtëpinë e saj, ka gdhendur shtatë shtyllat e saj.

2. Ka vrarë kafshët e saj, ka përzier verën e saj dhe shtruar tryezën e saj.

3. Ka dërguar jashtë shërbëtoret e saj; nga vendet më të larta të qytetit ajo thërret:

4. "Ai që është budalla të vijë këtu!". Atij që i mungon gjykimi i thotë:

5. "Ejani, hani nga buka ime dhe pini verën që kam përzier.

6. Lëreni budallallëkun dhe do të jetoni, ecni në rrugën e arsyes".

7. Ai që korrigjon tallësin tërheq mbi vete të shara, dhe ai që qorton të pabesin merr të shara.

8. Mos qorto tallësin sepse ai do të të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të të dojë.

9. Mësoje të urtin dhe ai do të bëhet edhe më i urtë. Mësoje të drejtin dhe ai do të rritë diturinë e tij.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 9