Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 8:6-18 Bibla Shqip (ALBB)

6. Më dëgjoni, sepse do të flas për gjëra të rëndësishme dhe buzët e mia do të hapen për të thënë gjëra të drejta.

7. Sepse goja ime do të shpallë të vërtetën; pabesia është e neveritshme për buzët e mia.

8. Të gjitha fjalët e gojës sime janë të drejta, në to nuk ka asgjë të shtrembër dhe të çoroditur.

9. Janë të gjitha të drejta për atë që ka mend dhe për ata që kanë gjetur dijen.

10. Pranoni mësimin tim dhe jo argjendin, dijen në vend të arit të zgjedhur,

11. sepse dituria vlen më tepër se margaritarët, të gjitha gjërat që dikush mund dikush të dëshiroje nuk barazohen me të.

12. Unë, dituria, rri me maturinë dhe e gjej dijen në meditim.

13. Frika e Zotit është të urresh të keqen; unë e urrej kryelartësinë, arrogancën, rrugën e keqe dhe gojën e çoroditur.

14. Mua më takon mendimi dhe dituria e vërtetë; unë jam zgjuarsia, mua më përket forca.

15. Nëpërmjet meje mbretërojnë mbretërit dhe princat vendosin drejtësinë.

16. Nëpërmjet meje qeverisin krerët, fisnikët, tërë gjykatësit e tokës.

17. Unë i dua ata që më duan, dhe ata që më kërkojnë me kujdes më gjejnë.

18. Me mua janë pasuria dhe lavdia, pasuria që zgjat dhe drejtësia.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 8