Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 8:1-14 Bibla Shqip (ALBB)

1. A nuk bërtet vallë dituria dhe maturia a nuk e bën zërin e saj të dëgjohet?

2. Ajo qëndron në këmbë mbi majën e lartësive, gjatë rrugës, në kryqëzimet e rrugëve;

3. bërtet pranë portave, në hyrje të qyteteve, në prag të dyerve;

4. "Ju drejtohem juve, o njerëz dhe zëri im u drejtohet bijve të njeriut.

5. Kuptoni, o njerëz të thjeshtë, maturinë, dhe ju, njerëz pa mend, kini një zemër të urtë.

6. Më dëgjoni, sepse do të flas për gjëra të rëndësishme dhe buzët e mia do të hapen për të thënë gjëra të drejta.

7. Sepse goja ime do të shpallë të vërtetën; pabesia është e neveritshme për buzët e mia.

8. Të gjitha fjalët e gojës sime janë të drejta, në to nuk ka asgjë të shtrembër dhe të çoroditur.

9. Janë të gjitha të drejta për atë që ka mend dhe për ata që kanë gjetur dijen.

10. Pranoni mësimin tim dhe jo argjendin, dijen në vend të arit të zgjedhur,

11. sepse dituria vlen më tepër se margaritarët, të gjitha gjërat që dikush mund dikush të dëshiroje nuk barazohen me të.

12. Unë, dituria, rri me maturinë dhe e gjej dijen në meditim.

13. Frika e Zotit është të urresh të keqen; unë e urrej kryelartësinë, arrogancën, rrugën e keqe dhe gojën e çoroditur.

14. Mua më takon mendimi dhe dituria e vërtetë; unë jam zgjuarsia, mua më përket forca.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 8