Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 7:9-18 Bibla Shqip (ALBB)

9. në muzg, kur po ngryste dita, ndërsa zbriste nata e zezë dhe e errët.

10. I doli para një grua e veshur si prostitutë dhe dinake;

11. ajo është turbulluese dhe provokuese, dhe nuk di t'i mbajë këmbët në shtëpinë e saj;

12. herë mbi rrugë, herë në sheshet qëndron në pritë në çdo qoshe.

13. Kështu e zuri dhe e puthi, pastaj me paturpësi tha:

14. "Duhet të bëja flijimet e falënderimit; pikërisht sot i plotësova zotimet e mia;

15. prandaj të dola para që të të kërkoj dhe të gjeta.

16. E zbukurova shtratin tim me një mbulesë si sixhade, me li të ngjyrosur nga Egjipti;

17. e parfumova shtratin tim me mirrë, me aloe dhe me kanellë.

18. Eja, të dehemi me dashuri deri në mëngjes, të kënaqemi në qejfe dashurie,

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 7