Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 7:2-17 Bibla Shqip (ALBB)

2. Ruaji urdhërimet e mia dhe ke për të jetuar; ruaji mësimet e mia si bebja e syve të tu.

3. Lidhi ndër gishta, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate.

4. Thuaji diturisë: "Ti je motra ime" dhe quaje "shok" gjykimin,

5. me qëllim që të të ruajnë nga gruaja e tjetrit nga gruaja e huaj që përdor fjalë lajkatare.

6. Nga dritarja e shtëpisë sime shikoja nëpër parmakët prej hekuri

7. dhe pashë midis budallenjve; dallova midis të rinjve një djalë të ri që s'kishte gjykim,

8. që kalonte nëpër rrugë pranë qoshes të gruas së huaj dhe drejtohej nga shtëpia e saj,

9. në muzg, kur po ngryste dita, ndërsa zbriste nata e zezë dhe e errët.

10. I doli para një grua e veshur si prostitutë dhe dinake;

11. ajo është turbulluese dhe provokuese, dhe nuk di t'i mbajë këmbët në shtëpinë e saj;

12. herë mbi rrugë, herë në sheshet qëndron në pritë në çdo qoshe.

13. Kështu e zuri dhe e puthi, pastaj me paturpësi tha:

14. "Duhet të bëja flijimet e falënderimit; pikërisht sot i plotësova zotimet e mia;

15. prandaj të dola para që të të kërkoj dhe të gjeta.

16. E zbukurova shtratin tim me një mbulesë si sixhade, me li të ngjyrosur nga Egjipti;

17. e parfumova shtratin tim me mirrë, me aloe dhe me kanellë.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 7