Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 7:17-25 Bibla Shqip (ALBB)

17. e parfumova shtratin tim me mirrë, me aloe dhe me kanellë.

18. Eja, të dehemi me dashuri deri në mëngjes, të kënaqemi në qejfe dashurie,

19. sepse burri im nuk është në shtëpi, por ka shkuar në një udhëtim të gjatë;

20. ka marrë me vete një thes të vogël me pare dhe do të kthehet në shtëpi vetëm kur të jetë hëna e plotë".

21. Ajo e mashtroi me fjalë bindëse, e tërhoqi me ëmbëlsinë e buzëve të saj.

22. Ai e ndoqi pa mëdyshje, si një ka që shkon në thertore, si një i lidhur në dënimin e budallait,

23. derisa një shigjetë nuk i shpon mëlçinë; ai nxiton si një zog, pa ditur që një lak është ngritur kundër jetës së tij.

24. Prandaj, bij të mi, më dëgjoni, kushtojuni kujdes fjalëve të gojës sime.

25. Zemra jote të mos shkojë pas rrugëve të saj, mos devijo nëpër shtigjet e saj,

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 7