Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 6:26-35 Bibla Shqip (ALBB)

26. Sepse për një prostitutë burri katandiset për një copë bukë, dhe gruaja e një tjetri gjuan shpirtin e vyer të një burri.

27. A mund të mbajë burri një zjarr në gji të tij pa djegur rrobat e trupit?

28. A mund të ecë burri mbi qymyr të ndezur pa djegur këmbët e tij?

29. Në këtë gjendje është ai që shkon tek gruaja e një tjetri; kush e prek nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

30. Nuk përçmohet hajduti që vjedh për të shuar urinë kur është i uritur;

31. por në rast se kapet në faj, duhet të kthejë shtatëfishin, dhe të japë tërë pasurinë e shtëpisë së tij.

32. Por ai që kryen një shkelje kurore me një grua është një njeri pa mend; ai që bën një gjë të tillë shkatërron jetën e tij.

33. Do të gjejë plagë dhe përçmim, dhe turpi i tij nuk do t'i hiqet kurrë.

34. sepse xhelozia e tërbon bashkëshortin, që do të jetë i pamëshirshëm ditën e hakmarrjes.

35. Ai nuk do të pranojë asnjë shpërblim dhe nuk do të kënaqet, edhe sikur t'i bëjnë shumë dhurata.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 6