Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 6:16-25 Bibla Shqip (ALBB)

16. Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të:

17. sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm,

18. zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes,

19. dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve.

20. Biri im, ruaje urdhërimin e atit tënd dhe mos harro mësimet e nënës sate.

21. Mbaji vazhdimisht të lidhura në zemrën tënde dhe fiksoji rreth qafës sate.

22. Kur do të ecësh, do të të udhëheqin; kur të pushosh, do të të ruajnë; kur të zgjohesh, do të flasin me ty.

23. Sepse urdhërimi është një llambë, mësimi një dritë, dhe ndreqjet e mësimit janë rruga e jetës,

24. për të të mbrojtur nga gruaja e keqe, nga lajkat e gjuhës të gruas së huaj.

25. Mos dëshiro në zemrën tënde bukurinë e saj dhe mos u rrëmbe nga qepallat e saj.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 6