Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 6:11-22 Bibla Shqip (ALBB)

11. kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës, dhe skamja jote si një njeri i armatosur.

12. Njeriu pa vlerë, njeriu i keq, ecën me një gojë të çoroditur;

13. luan syrin, flet me këmbët, bën shenja me gishta;

14. ka ligësi në zemër, kurdis vazhdimisht të keqen dhe mbjell grindje.

15. Prandaj shkatërrimi i tij do të vijë papritur, në një çast do të shkatërrohet pa rrugëdalje tjetër.

16. Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të:

17. sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm,

18. zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes,

19. dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve.

20. Biri im, ruaje urdhërimin e atit tënd dhe mos harro mësimet e nënës sate.

21. Mbaji vazhdimisht të lidhura në zemrën tënde dhe fiksoji rreth qafës sate.

22. Kur do të ecësh, do të të udhëheqin; kur të pushosh, do të të ruajnë; kur të zgjohesh, do të flasin me ty.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 6