Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 6:1-14 Bibla Shqip (ALBB)

1. Biri im, në qoftë se je bërë garant për të afërmin tënd, në rast se ke dhënë dorën si garanci për një të huaj,

2. je zënë në lakun e fjalëve të gojës sate, je zënë nga fjalët e gojës sate.

3. Bëj këtë, pra, biri im, dhe shpengohu, sepse ke rënë në duart e të afërmit tënd. Shko, hidhu në këmbët e tij dhe ngul këmbë me të madhe te i afërmi yt.

4. Mos u jep gjumë syve të tu as çlodhje qepallave të tua;

5. çlirohu si gazela nga dora e gjahtarit, si zogu nga dora e atij që kap zogjtë.

6. Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë.

7. Ajo nuk ka as kryetar, as mbikëqyrës, as zot;

8. e gjen ushqimin në verë dhe mbledh zahirenë e saj gjatë korrjes.

9. Deri kur, o përtac, do të rrish duke fjetur? Kur do të shkundesh nga gjumi yt?

10. Të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish me duar në ije për t'u çlodhur,

11. kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës, dhe skamja jote si një njeri i armatosur.

12. Njeriu pa vlerë, njeriu i keq, ecën me një gojë të çoroditur;

13. luan syrin, flet me këmbët, bën shenja me gishta;

14. ka ligësi në zemër, kurdis vazhdimisht të keqen dhe mbjell grindje.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 6