Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 5:11-16 Bibla Shqip (ALBB)

11. dhe të mos rënkosh kur do të të vijë fundi, kur mishi dhe trupi yt do të jenë të konsumuar,

12. dhe të thuash: "Vallë si urreva mësimin, dhe si e ka përçmuar qortimin zemra ime?

13. Nuk dëgjova zërin e atyre që më mësonin dhe nuk ua vura veshin atyre që më udhëzonin.

14. U ndodha pothuajse në një të keqe të plotë në mes të turmës dhe të kuvendit".

15. Pi ujin e sternës sate dhe ujin e rrjedhshëm të pusit tënd.

16. A duhet burimet e tua të derdhen jashtë, si rrëke uji nëpër rrugë?

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 5