Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 30:7-23 Bibla Shqip (ALBB)

7. Unë të kërkova dy gjëra; mos m'i moho para se të vdes:

8. largo nga unë falsitetin dhe gënjeshtrën; mos më jep as varfëri as pasuri, më ushqe me bukën e nevojshme,

9. me qëllim që, pasi të jem ngopur, të mos të të mohoj dhe të them: "Kush është Zoti?", ose, pasi të jem bërë i varfër, të mos vjedh dhe të përdhos emrin e Perëndisë tim.

10. Mos shpif kundër shërbëtorit para të zotit, me qëllim që ai të mos të të mallkojë dhe ti të gjendesh fajtor.

11. Ka një kategori njerëzish që mallkojnë atin e tyre dhe nuk bekojnë nënën e tyre.

12. Ka një kategori njerëzish që e mbajnë veten për të pastër, por nuk janë të larë nga papastërtia e vet.

13. Ka një kategori njerëzish që i ka sytë shumë kryelartë dhe qepallat krenare.

14. Ka një kategori njerëzish dhëmbët e të cilëve janë si shpata dhe dhëmballët e tyre janë si thika, për të gëlltitur të varfrit mbi faqen e dheut dhe nevojtarët në mes të njerëzve.

15. Shushunja ka dy bija, që thonë: "Më jep, më jep!". Ka tri gjëra që nuk ngopen kurrë, madje katër nuk thonë kurrë: "Mjaft!".

16. Sheoli, barku shterp, toka që nuk ngopet me ujë dhe zjarri që nuk thotë kurrë: "Mjaft!".

17. Syrin që tallet me babanë dhe nuk pranon me përbuzje t'i bindet nënës, do ta nxjerrin korbat e përroit, do ta hanë të vegjlit e shqiponjës.

18. Ka tri gjëra tepër të mrekullueshme për mua, madje katër, që unë nuk i marr vesh:

19. gjurma e shqiponjës në ajër, gjurma e gjarprit mbi shkëmb, gjurma e anijes në mes të detit dhe gjurma e burrit me një vajzë.

20. Kjo është sjellja e gruas që ka shkelur kurorën: ha, fshin gojën dhe thotë: "Nuk kam bërë asnjë të keqe!".

21. Tri gjëra e turbullojnë tokën, madje katër janë gjërat që ajo nuk mund të durojë:

22. një shërbëtor kur bëhet mbret, një budalla që ka bukë me bollëk,

23. një grua të urryer që gjen burrë dhe një shërbëtore që i zë vendin zonjës.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 30