Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 30:21-33 Bibla Shqip (ALBB)

21. Tri gjëra e turbullojnë tokën, madje katër janë gjërat që ajo nuk mund të durojë:

22. një shërbëtor kur bëhet mbret, një budalla që ka bukë me bollëk,

23. një grua të urryer që gjen burrë dhe një shërbëtore që i zë vendin zonjës.

24. Ka katër kafshë të vogla mbi tokë, por janë jashtëzakonisht të urta:

25. mizat e dheut, që janë një popull pa forcë, por që e mbledhin ushqimin e tyre në verë;

26. lepujt, që janë një popull i dobët, por që e vendosin banesën e tyre në shkëmbinjtë;

27. karkalecat, që nuk kanë mbret, por që shkojnë mbarë në grupe;

28. hardhuca që mund ta zësh me duart, por që gjendet në pallatet e mbretërve.

29. Tri qenie kanë një paraqitje të bukur, madje katër kanë një ecje madhështore;

30. luani, kafsha më e fortë, që nuk zmbrapset para askujt,

31. kali i luftës që ecën i ngrefosur, cjapi dhe mbreti kur është me ushtrinë e tij.

32. Në rast se ke vepruar si budalla duke lartësuar veten tënde ose të ka shkuar mendja, vëre dorën mbi gojë,

33. sepse, duke rrahur qumështin prodhohet gjalpi, duke përdredhur hundën del gjak prej saj dhe duke shtrydhur mërinë prej saj del grindja.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 30