20. Kjo është sjellja e gruas që ka shkelur kurorën: ha, fshin gojën dhe thotë: "Nuk kam bërë asnjë të keqe!".
21. Tri gjëra e turbullojnë tokën, madje katër janë gjërat që ajo nuk mund të durojë:
22. një shërbëtor kur bëhet mbret, një budalla që ka bukë me bollëk,
23. një grua të urryer që gjen burrë dhe një shërbëtore që i zë vendin zonjës.
24. Ka katër kafshë të vogla mbi tokë, por janë jashtëzakonisht të urta:
25. mizat e dheut, që janë një popull pa forcë, por që e mbledhin ushqimin e tyre në verë;
26. lepujt, që janë një popull i dobët, por që e vendosin banesën e tyre në shkëmbinjtë;
27. karkalecat, që nuk kanë mbret, por që shkojnë mbarë në grupe;
28. hardhuca që mund ta zësh me duart, por që gjendet në pallatet e mbretërve.
29. Tri qenie kanë një paraqitje të bukur, madje katër kanë një ecje madhështore;
30. luani, kafsha më e fortë, që nuk zmbrapset para askujt,
31. kali i luftës që ecën i ngrefosur, cjapi dhe mbreti kur është me ushtrinë e tij.