Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 30:1-17 Bibla Shqip (ALBB)

1. Fjalët e Agurit, birit të Jahehut; mesazhi profetik që ky njeri shpalli në Ithiel, në Ithiel dhe në Ukal.

2. Po, unë jam më budalla se gjithë të tjerët dhe nuk kam mendje njeriu.

3. Nuk kam mësuar diturinë dhe nuk kam dijen e Shenjtorit.

4. Kush u ngjit në qiell dhe zbriti prej tij? Kush e ka mbledhur erën në duart e tij? Kush i ka mbyllur ujërat në rrobën e tij? Kush i ka vendosur të gjithë kufijtë e tokës? Cili është emri i tij dhe emri i të birit, po qe se ti e di?

5. Çdo fjalë e Perëndisë është rafinuar me zjarr. Ai është një mburojë për atë që gjen strehë tek ai.

6. Mos u shto asgjë fjalëve të tij që të mos të të qortojë dhe të dalësh gënjeshtar.

7. Unë të kërkova dy gjëra; mos m'i moho para se të vdes:

8. largo nga unë falsitetin dhe gënjeshtrën; mos më jep as varfëri as pasuri, më ushqe me bukën e nevojshme,

9. me qëllim që, pasi të jem ngopur, të mos të të mohoj dhe të them: "Kush është Zoti?", ose, pasi të jem bërë i varfër, të mos vjedh dhe të përdhos emrin e Perëndisë tim.

10. Mos shpif kundër shërbëtorit para të zotit, me qëllim që ai të mos të të mallkojë dhe ti të gjendesh fajtor.

11. Ka një kategori njerëzish që mallkojnë atin e tyre dhe nuk bekojnë nënën e tyre.

12. Ka një kategori njerëzish që e mbajnë veten për të pastër, por nuk janë të larë nga papastërtia e vet.

13. Ka një kategori njerëzish që i ka sytë shumë kryelartë dhe qepallat krenare.

14. Ka një kategori njerëzish dhëmbët e të cilëve janë si shpata dhe dhëmballët e tyre janë si thika, për të gëlltitur të varfrit mbi faqen e dheut dhe nevojtarët në mes të njerëzve.

15. Shushunja ka dy bija, që thonë: "Më jep, më jep!". Ka tri gjëra që nuk ngopen kurrë, madje katër nuk thonë kurrë: "Mjaft!".

16. Sheoli, barku shterp, toka që nuk ngopet me ujë dhe zjarri që nuk thotë kurrë: "Mjaft!".

17. Syrin që tallet me babanë dhe nuk pranon me përbuzje t'i bindet nënës, do ta nxjerrin korbat e përroit, do ta hanë të vegjlit e shqiponjës.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 30