Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 3:9-20 Bibla Shqip (ALBB)

9. Ndero Zotin me pasurinë tënde dhe me prodhimet e para të çdo të ardhure që ke;

10. hambarët e tu të grurit do të jenë plot e përplot dhe vozat e tua do të gufojnë me musht.

11. Biri im, mos e përçmo ndëshkimin e Zotit dhe mos urre qortimin e tij,

12. sepse Zoti qorton atë që do, si një baba djalin që atij i pëlqen.

13. Lum ai njeri që ka gjetur diturinë dhe njeriu që ka përftuar arsyen.

14. Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar.

15. Ajo është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të.

16. Gjatësia e jetës është në të djathtë të saj, pasuria dhe lavdia në të majtë të saj.

17. Rrugët e saj janë rrugë të kënaqshme dhe në të tërë shtigjet e saj mbretëron paqja.

18. Ajo është një dru i jetës për ata që e kapin dhe lum ata që mbahen fort atje.

19. Me diturinë Zoti krijoi tokën dhe me zgjuarsinë i bëri të qëndrueshëm qiejt.

20. Me diturinë e tij u hapën humnerat dhe retë japin vesë.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 3