Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 29:7-18 Bibla Shqip (ALBB)

7. I drejti interesohet për çështjen e të varfërve, por i pabesi nuk e kupton këtë interesim.

8. Tallësit kurdisin trazira në qytet, por njerëzit e urtë e qetësojnë zemërimin.

9. Në rast se një njeri i urtë hyn në grindje me një budalla, dhe budallai zemërohet dhe qesh, nuk ka paqe.

10. Njerëzit gjakatarë urrejnë të ndershmin, por njerëzit e drejtë kërkojnë të mbrojnë jetën e tij.

11. Budallai e shfryn gjithë zemërimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul.

12. Në rast se një mbret dëgjon fjalët gënjeshtare, tërë ministrat e tij bëhen të pabesë.

13. I varfri dhe shtypësi kanë këtë të përbashkët: Zoti ndriçon sytë e të dy palëve.

14. Mbreti që u siguron drejtësi të varfërve në të vërtetë do ta ketë fronin të vendosur përgjithnjë.

15. Shufra dhe qortimi japin dituri; por fëmija për të cilën nuk kujdeset kurrkush e turpëron nënën e vet.

16. Kur shtohen të pabesët shtohen edhe shkeljet, por të drejtët do të shohin shkatërrimin e tyre.

17. Korrigjo birin tënd, ai do të japë rehatinë dhe do t'i sigurojë kënaqësi shpirtit tënd.

18. Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar, por lum ai që respekton ligjin.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 29