Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 29:1-13 Bibla Shqip (ALBB)

1. Njeriu që fortëson qafën kur qortohet, do të thyhet papritmas pa tjetër.

2. Kur të drejtët shumohen, populli gëzohet, por, kur sundon i pabesi, populli rënkon.

3. Njeriu që e do diturinë gëzon të atin; por ai që shkon me prostitutat shkapëderdh pasurinë e vet.

4. Mbreti e bën të qëndrueshëm vendin me anë të drejtësisë, por ai që merr dhurata e çon në shkatërrim.

5. Njeriu që i bën lajka të afërmit të tij shtrin një rrjetë mbi hapat e tij.

6. Në mëkatin e një njeriut të keq ka një lak, por i drejti këndon dhe gëzohet.

7. I drejti interesohet për çështjen e të varfërve, por i pabesi nuk e kupton këtë interesim.

8. Tallësit kurdisin trazira në qytet, por njerëzit e urtë e qetësojnë zemërimin.

9. Në rast se një njeri i urtë hyn në grindje me një budalla, dhe budallai zemërohet dhe qesh, nuk ka paqe.

10. Njerëzit gjakatarë urrejnë të ndershmin, por njerëzit e drejtë kërkojnë të mbrojnë jetën e tij.

11. Budallai e shfryn gjithë zemërimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul.

12. Në rast se një mbret dëgjon fjalët gënjeshtare, tërë ministrat e tij bëhen të pabesë.

13. I varfri dhe shtypësi kanë këtë të përbashkët: Zoti ndriçon sytë e të dy palëve.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 29