Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 28:21-28 Bibla Shqip (ALBB)

21. Nuk është mirë të kesh anësi vetjake; njeriu kryen mëkat për një copë bukë.

22. Njeriu me sy të keq dëshiron të pasurohet shpejt, por nuk e kupton se do ta pllakosë varfëria.

23. Kush qorton dikë ka për të gjetur pastaj favor më të madh se ai që i bën lajka me fjalë.

24. Kush vjedh atin e tij dhe nënën e tij dhe thotë: "Nuk është mëkat", është shok i atij që shkatërron.

25. Kush e ka zemrën të fryrë nga krenaria nxit grindje, por ai që ka besim te Zoti do të ketë mbarësi.

26. Kush i beson zemrës së tij është budalla, por ai që ecën me urtësi do të shpëtojë.

27. Ai që i jep të varfrit nuk do të ketë kurrë nevojë, por ai që i mbyll sytë e vet do të ketë shumë mallkime.

28. Kur të pabesët lartohen, njerëzit fshihen; por kur vdesin, të drejtët shumohen.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 28