Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 28:13-21 Bibla Shqip (ALBB)

13. Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do të ketë mbarësi; por ai që i rrëfen dhe i braktis ato, ka për të fituar mëshirën.

14. Lum ai njeri që ka frikë vazhdimisht nga Zoti, por ai që e fortëson zemrën e tij do të bjerë në fatkeqësi.

15. Një i pabesë që sundon mbi një popull të varfër është si një luan që ulërin dhe një ari i uritur.

16. Një princ pa mend zhvat shumë, por ai që urren fitimin e pandershëm ka për t'i zgjatur ditët e tij.

17. Njeriu mbi të cilin rëndon një vrasje do të turret deri në varr; asnjë të mos e ndihmojë!

18. Ai që ecën me ndershmëri do të shpëtohet, por njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugë dredha-dredha do të rrëzohet befas.

19. Kush punon tokën e tij do të ketë bukë me bollëk, por kush jepet pas kotësive do të ketë varfëri të madhe.

20. Njeriu besnik do të mbushet me bekime, por ai që nxiton të pasurohet nuk do të jetë pa faj.

21. Nuk është mirë të kesh anësi vetjake; njeriu kryen mëkat për një copë bukë.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 28