6. Besnike janë plagët e një shoku, dhe të rreme të puthurat e një armiku.
7. Kush është i ngopur përçmon huallin e mjaltit; por për atë që ka uri çdo gjë e hidhur është e ëmbël.
8. Si zogu që endet larg folesë së tij, kështu është njeriu që endet larg shtëpisë së tij.
9. Vaji dhe parfumi gëzojnë zemrën, kështu bën ëmbëlsia e një shoku me këshillat e tij të përzermërta.
10. Mos e braktis mikun tënd as mikun e atit tënd dhe mos shko në shtëpinë e vëllait tënd ditën e fatkeqësisë sate; është më mirë një që banon afër se sa një vëlla larg.
11. Biri im, ji i urtë dhe gëzo zemrën time, kështu do të mund t'i përgjigjem atij që përflet kundër meje.
12. Njeriu mendjemprehtë e shikon të keqen dhe fshihet, por naivët shkojnë tutje dhe ndëshkohen.
13. Merr rrobën e atij që është bërë garant për një të huaj dhe mbaje si peng për gruan e huaj.
14. Ai që bekon të afërmin e tij me zë të lartë në mëngjes herët, do t'ia zënë si mallkim.
15. Pikëllimi i vazhdueshëm në një ditë shiu të madh dhe një grua grindavece i ngjasin njëra-tjetrës.
16. Kush arrin ta përmbajë, mban erën dhe zë vajin me dorën e tij të djathtë.