Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 27:1-11 Bibla Shqip (ALBB)

1. Mos u mburr me ditën e nesërme, sepse nuk di atë që mund të sjellë një ditë.

2. Le të të lëvdoj një tjetër dhe jo goja jote, një i huaj dhe jo buzët e tua.

3. Guri peshon dhe rëra është e rëndë, por zemërimi i budallait peshon më tepër se të dyja bashkë.

4. Tërbimi është mizor dhe zemërimi është i furishëm, por kush mund t'i bëjë ballë xhelozisë?

5. Më mirë një qortim i hapur se një dashuri e fshehur.

6. Besnike janë plagët e një shoku, dhe të rreme të puthurat e një armiku.

7. Kush është i ngopur përçmon huallin e mjaltit; por për atë që ka uri çdo gjë e hidhur është e ëmbël.

8. Si zogu që endet larg folesë së tij, kështu është njeriu që endet larg shtëpisë së tij.

9. Vaji dhe parfumi gëzojnë zemrën, kështu bën ëmbëlsia e një shoku me këshillat e tij të përzermërta.

10. Mos e braktis mikun tënd as mikun e atit tënd dhe mos shko në shtëpinë e vëllait tënd ditën e fatkeqësisë sate; është më mirë një që banon afër se sa një vëlla larg.

11. Biri im, ji i urtë dhe gëzo zemrën time, kështu do të mund t'i përgjigjem atij që përflet kundër meje.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 27