Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 24:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Mos i ki zili njerëzit e këqij dhe mos dëshiro të rrish me ta,

2. sepse zemra e tyre mendon për grabitje dhe buzët e tyre thonë se do të bëjnë të keqen.

3. Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi.

4. Me dijen mbushen dhomat me lloj-lloj të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme.

5. Njeriu i urtë është plot forcë, dhe njeriu që ka dituri e rrit fuqinë e tij.

6. Sepse me këshilla të urta do të mund të bësh luftën tënde, dhe në numrin e madh të këshilltarëve është fitorja.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 24