Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 23:4-13 Bibla Shqip (ALBB)

4. Mos u lodh për t'u pasuruar, hiq dorë nga qëllimi yt.

5. A do t'i fiksosh sytë e tu mbi atë që po zhduket? Sepse pasuria me siguri do të vërë fletë si një shqiponjë që fluturon drejt qiellit.

6. Mos ha bukën e atij që ka syrin e keq dhe mos dëshiro ushqimet e tij të shijshme;

7. sepse, ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai; "Ha dhe pi"!, do të thotë, por zemra e tij nuk është me ty.

8. Do të vjellësh kafshatën që ke ngrënë dhe do të harxhosh kot fjalët e tua të ëmbla.

9. Mos i drejto fjalën budallait, sepse ai do të përçmojë mençurinë e ligjëratës sate.

10. Mos e luaj kufirin e vjetër dhe mos hyr në arat e jetimëve,

11. sepse Hakmarrësi i tyre është i fuqishëm; ai do të mbrojë çështjen e tyre kundër teje.

12. Kushtoja zemrën tënde mësimeve dhe veshët e tu fjalëve të diturisë.

13. Mos ia kurse korrigjimin fëmijës; edhe sikur ta rrahësh me thupër, ai nuk do të vdesë;

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 23