Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 23:22-35 Bibla Shqip (ALBB)

22. Dëgjo atin tënd që të ka pjellë dhe mos e përçmo nënën tënde kur të jetë plakë.

23. Bli të vërtetën dhe mos e shit, fito dituri, njohuri dhe gjykim.

24. Babai i të drejtit do të gëzohet shumë; kush ka lindur një të urtë do t'ia ndiejë gëzimin.

25. Le të gëzohet ati yt dhe nëna jote dhe le të gëzohet ajo që të ka lindur.

26. Biri im, më jep zemrën tënde, dhe sytë e tu gjetshin gëzim në rrugët e mia.

27. Sepse prostituta është një gropë e thellë dhe gruaja e tjetërkujt një pus i ngushtë.

28. Edhe ajo rri në pritë si një vjedhës dhe rrit midis njerëzve numrin e atyre që janë jo besnikë.

29. Për cilin janë "ah-et", për cilin "obobo-të"? Për cilin grindjet, për cilin vajtimet? Për cilin plagët pa shkak? Për cilin sytë e skuqur?

30. Për ata që ndalen gjatë pranë verës, për ata që kërkojnë verë të droguar.

31. Mos e shiko verën kur kuqëlon, kur rrëzëllen në kupë dhe shkon poshtë aq lehtë!

32. Në fund ajo kafshon si një gjarpër dhe shpon si një kuçedër.

33. Sytë e tu kanë për të parë gjëra të çuditshme dhe zemra jote do të thotë gjëra të çoroditura.

34. Do të jesh si ai që gjendet në mes të detit, si ai që bie të flejë në majë të direkut të anijes.

35. Do të thuash: "Më kanë rrahur, por nuk më kanë bërë keq; më kanë goditur, por nuk e kam vënë re. Kur të zgjohem, do të kthehem t'i kërkoj përsëri!".

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 23