Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 23:13-24 Bibla Shqip (ALBB)

13. Mos ia kurse korrigjimin fëmijës; edhe sikur ta rrahësh me thupër, ai nuk do të vdesë;

14. do ta rrahësh me thupër, por do të shpëtosh shpirtin e tij nga Sheoli.

15. Biri im, në se zemra jote është e urtë, edhe zemra ime do të ngazëllojë;

16. zemra ime do të ngazëllojë, kur buzët e tua do të thonë gjëra të drejta.

17. Zemra jote mos i pastë zili mëkatarët, por vazhdoftë gjithnjë në frikën e Zotit;

18. sepse ka një të ardhme, dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.

19. Dëgjo, biri im, ji i urtë, dhe drejtoje zemrën në rrugën e drejtë.

20. Mos rri me ata që pijnë verë as me grykësit dhe mishngrënësit;

21. sepse pijaneci dhe grykësi do të varfërohen dhe gjumashi do të vishet me lecka.

22. Dëgjo atin tënd që të ka pjellë dhe mos e përçmo nënën tënde kur të jetë plakë.

23. Bli të vërtetën dhe mos e shit, fito dituri, njohuri dhe gjykim.

24. Babai i të drejtit do të gëzohet shumë; kush ka lindur një të urtë do t'ia ndiejë gëzimin.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 23